Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.
“Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve, edhe nga LDK’ja, edhe nga AKR’ja, edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj.
Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë, meqë tani, sipas tij, Haradinaj i ka numrat dhe në kohën më të shkurtër do ta formojë qeverinë.
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë
Bislimi dhe ambasadori turk vizituan kompaninë turke në Kame...
Ambasadori britanik për mundësinë e anëtarësimit në KiE: Top...
Real Madridi me rikthim sensacional shkatërron Dortmundin në...
Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?