Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj sot është takuar me sindikaten e punëtorëve të KEK-ut.
Lekaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se keqpërdorimet e shumta dhe pafuqia e Qeverisë së Kosovës për të menaxhuar si duhet me situatën për rreth mihjeve të KEK-ut sipas tij po bënë që Kosova të rrezikohet me kolaps energjetik, për mungesën e thëngjillit e rrjedhimisht të prodhimit të energjisë elektrike, shkruan Arbresh.info.
“Qeveritarë të shumtë, të fshehur prapa identiteteve tjera, kanë bërë ndërtime në kundërshtim me ligjin në zonat që janë të shpallura me interes, për rreth mihjeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, e kjo e bënë gati të pamundur përgatitjen e atij tereni për marrjen e thëngjillit. Këto zhvillime negative që po ndodhin në sektorin energjetik, rrezikojnë mbi 200 milion euro investime në teknikë të mihjeve, e të mos harrojmë edhe mbi faturimin e qytetarëve e të bizneseve të cilat të holla përfundojnë në xhepat e disa njerëzve të papërgjegjshëm, që Kosovën e shohim vetëm si një “trampolinë” pasurimi”, ka shkruar Lekaj.
Sipas Lekajt nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje e shpejtë, pa punë do të mbesin mbi 4000 punëtorë e pa energji elektrike e tërë Kosova.
“Kjo do të ndikojë në sektorin e biznesit e kjo nënkupton një rënie e ekonomisë së Kosovës, e cila edhe ashtu është mjaftë e brishtë me minus 55% investime nga jashtë në vitin e kaluar krahasuar me vitet paraprake, kryesisht si pasojë e jo stabilitetit të energjisë elektrike. Prandaj është mëse urgjente që të merren masa për të parandaluar ketë skenarë i cili do të ishte i rrezikshëm për Kosovën. Kosova e zhvilluar ekonomikisht, si premtim i PDK-LDK’së, po del të jetë Kosova e dështuar në realitet nga të njëjtit”, shkroi ai./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...