Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, deklaroi sot se bashkëpunimi me Malin e Zi do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e korridoreve.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite të përbashkët që bëri me ministrin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi Osman Nurkoviq, tek ura që po ndërtohet në autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila është një nga urat më të gjata në rajon prej 5.7 kilometrash.
Lekaj tha se po bëhet puna më e mirë e mundshme për të kryer projektin, i cili do të jetë sipas standardeve.
“Ne po e bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët e Kosovës, të cilët duhet të krenohen me këto standarde pasi ka qenë ëndërr e kahmotshme që të kemi këtë infrastrukturë e sidomos këtë udhë që do të jetë shembull i mirë. E falënderoj ministrin për mbështetjen e fuqishme të Malit të Zi që Kosova të integrohet në organizmat ndërkombëtarë”, tha ai.
Ndërsa, ministri Nurkoviq tha se mbetet i fascinuar me cilësinë dhe vlerën e projekteve që po implementohen në Kosovë.
“Uroj që kjo punë cilësore të përfundojë brenda afateve dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që ndërtime me cilësi të tillë të vazhdojnë edhe në drejtim të Malit të Zi, gjë për të cilën edhe kemi biseduar në takimet e sotme”, tha ai.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...