Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua me përfaqësuesit e Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, i kryesuar nga Abdullah Al-Shoaibi. Gjatë këtij takimi u bisedua për projektin, i cili financohet nga ana e këtij fondi, për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, si dhe projekte të tjera që priten të realizohen nga Ministria e Infrastrukturës.
Lekaj e informoi delegacionin me progresin e arritur deri tash në projektin për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, duke i njoftuar ata se tashmë janë në përfundim procedurat e tenederimit dhe se punimet në përfundimin e këtij projekti pritet të fillojnë shumë shpejt.
Ministri Lekaj dhe Al-Shoaibi u dakorduan që ky projekt të jetë vetëm fillimi dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku nga ana e Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite u shfaq gatishmëri për bashkëpunim edhe në projekte tjera, kurse nga ana e tij ministri Lekaj u premtoi atyre se do të ketë profesionalizëm, korrektësi, respektim afatesh dhe transparencë sikurse deri më tash edhe në projektet e ardhëshme ku mund të ketë bashkëpunim.
Lekaj i ka informuar mysafirët edhe për projektet e mëdha që pritet të realizohën siç janë ai i “Autostradës së Dukagjinit”, “Autostrada Prishtinë-Merdare” e projekte të tjera që kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të vendit.
Al-Shoaibi duke e falenderuar ministrin Lekaj për mbështetjen dhe korrektsinë, ka thënë se janë të gatshëm që ta ndihmojnë Kosovën në çdo kohë dhe në të gjitha ato projekte që janë në të mirë të banorëve të Kosovës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...