Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se me të marrë informacionet se një punëtor i rrethinës se Prizrenit, i moshës rreth 40 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht në punishte të autostradës “Arbën Xhaferi”, afër Kaçanikut, janë në kontakt me drejtorin e projektit dhe kompaninë mbikëqyrëse dhe shpejt do të kemi edhe një takim me të njëjtit për këtë çështje.
Sipas tij tani e tutje janë organet organet përgjegjëse të policisë dhe organet tjera të hetuesisë që do të merren në këtë çështje, se pse dhe si ka ndodhë ky rast.
Postimi i plotë i Lekajt:
“Ne sot në mëngjes kemi marrë informacionet se një punëtorë i rrethines se Prizrenit, i moshës rreth 40 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht ne punishte të autostradës “Arbën xhaferi”, afër Kaçanikut, jemi në kontakt me drejtorin e projektit dhe kompaninë mbikëqyrëse dhe shpejt do të kemi edhe një takim me të njëjtit për këtë çështje. Tani e tutje janë organet përgjegjëse të policisë dhe organet tjera të hetuesisë që do të merren në këtë çështje, se pse dhe si ka ndodhë ky rast. Ne i shprehim ngushëllimet tona Familjes së të ndjerit dhe po ashtu do të jemi afër tyre”, ka shkruar Lekaj në facebook.
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...