Google ADS

Lekaj: Do të kemi takim me drejtorin e projektit dhe kompanisë për vdekjen e punëtorit të Bechtel Enkas

10:45 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë  se me të marrë informacionet se një punëtor i rrethinës se Prizrenit, i moshës rreth 40 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht në punishte të autostradës “Arbën Xhaferi”, afër Kaçanikut, janë në kontakt me drejtorin e projektit dhe kompaninë mbikëqyrëse dhe shpejt do të kemi edhe një takim me të njëjtit për këtë çështje.

Sipas tij tani e tutje janë organet organet përgjegjëse të policisë dhe organet tjera të hetuesisë që do të merren në këtë çështje, se pse dhe si ka ndodhë ky rast.

Postimi i plotë i Lekajt:

“Ne sot në mëngjes kemi marrë informacionet se një punëtorë i rrethines se Prizrenit, i moshës rreth 40 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht ne punishte të autostradës “Arbën xhaferi”, afër Kaçanikut, jemi në kontakt me drejtorin e projektit dhe kompaninë mbikëqyrëse dhe shpejt do të kemi edhe një takim me të njëjtit për këtë çështje. Tani e tutje janë organet përgjegjëse të policisë dhe organet tjera të hetuesisë që do të merren në këtë çështje, se pse dhe si ka ndodhë ky rast. Ne i shprehim ngushëllimet tona Familjes së të ndjerit dhe po ashtu do të jemi afër tyre”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme