Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se debati për punësimet partiake po bëhet për shkak të rritjes së AAK-së.
Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se opozita që po kritikon nepotizmin po harron që për 10 vite qeveria ka qenë familje e tyre.
“Ne jemi vend i vogël. Nëse dikush ka informacione që nëse është shkelur ligji për administratën e përgjithshme janë organet ku duhet të drejtohet. Neni 29 përcakton se çka është konflikt interesi. Saktësisht deri në shkallën e katërt të gjakut familjar, apo deri në shkallën e dytë të kushëririt, nëse je në panelin intervistues duhet të largohet personi në fjalë”, tha Lekaj.
Lekaj ka thënë se “70 mijë të punësuar janë në shtet dhe nuk është bërë nami që ne ata kanë ardhur në Qeveri prej 17 muajsh”.
“Kjo është e orkestruar. Meqë Aleanca ka një rritje solide sa u përket sondazheve që kemi, e kanë orkestruar sulmin në këtë drejtim”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetar i AAK-së, ka thënë se fokusi në këtë çështje duhet të vendoset nëse ka shkelje procedurale dhe nëse vendimmarrësit kanë pranuar familjarë në punë.
“Është i padrejtë ky orkestrim drejt Aleancës”, ka thënë ndër të tjera Pal Lekaj.
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...