Google ADS

Lekaj: Bechtel Enka na ka kërkuar akoma më shumë para, por s’ia kemi dhënë

21:02 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj,  ka thënë se “Bechtel & Enka” ka kërkuar 716 milionë euro për përfundimin e punës në autostradën “Arbën Xhaferi” – shkruan Periskopi.

Ministri Lekaj tha se pas kësaj kërkesë është bërë monitorimi i kontratave dhe këtë shumë e kemi zbritur në 706 milionë.

“Kërkesa e tyre ka qenë 716  por ne e kemi zbritur në 706 milionë, 9 milionë e 500 mijë janë paguar me pak sepse “Bechtel & Enka” me një ankes – kontratë kanë dashur të përfitojnë” tha ai në DebatPlus.

Lekaj ndër të tjera ka folur edhe për vonesat e “Bechtel & Enka” duke thënë se do të gjobitet për këto

“Ka ardhur aneks-kontrata tjetër që ka paraparë të përfundojë më 31 dhjetor 2018. As kjo s’është kryer dhe çka do që shkruan në kontratë, do ta implementoj në përpikëri. Punëmarrësi ‘Bechtel & Enka’  është dash të përmbahet në përpikëri aneks kontratën”, tha Lekaj, përcjell

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme