Google ADS

Lekaj: Autostrada për Gjilan do të bëhet

15:50 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka siguruar qytetarët e Anamoravës së autostrada për Gjilan do të bëhet mirëpo siç ka thënë, kjo do të bëhet konform procedurave ligjore.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur t’i trajtoj të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë, shkruan arbresh.info.

“Kjo autostradë do të behet jo për fushatë elektorale, por qeveria e Kosovës është e vendosur që t’i trajtoj të gjithë qytetarët anë e kënd Kosovës dhe nuk do të injorohet asnjë regjion e asnjë komunë dhe të jeni të bindur se kjo është ajo që Qeveria e Kosovës do të funksionojë me të gjitha kërkesat në të gjitha komunat. Para jush ka pasur diskriminim. Autostrada e Gjilanit do të bëhet mirëpo konform procedurave ligjore”, ka thënë Lekaj.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme