Lejohet regjistrimi i qytetarëve që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile

09:26 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim vendimin me të cilin lejohet regjistrimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka paraqitur propozim-vendimin ku lejohet pajisja me dokumente të Kosovës për ata persona që figurojnë në regjistrin civil, shkruan arbresh.info.

Ajo ka thënë se ata duhet të kenë dokumente të vjetra për të dëshmuar identitetin e tyre./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme