Lehtësohet qarkullimi në pikat kufitare për hyrje në Kosovë

10:26 | 26 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Për dallim nga ditët e kaluara të dielën situata në pikë kalimet kufitare për hyrje në Kosovë, paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orët e mëngjesit pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë më shumë se 15 minuta, shkruan arbresh.info.

Ditët e kaluara situata ishte ndryshe, ku pritjet ishin deri në 4 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme