Dogana e Kosovës ka filluar me aplikimin e sistemit REX në kuadër të skemës GSP, e cila mundëson eksportuesve kosovarë që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto dy vende të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me certifikatë të origjinës FORMA A.
Sipas Doganës, funksionimi i plotë i këtij sistemi ka filluar nga data 1 janar 2017.
“Periudha tranzitore nga metoda e certifikimit me certifikatën FORMA A (siç ka qenë) në metodën e certifikimit përmes sistemit REX do të zgjas një vit me mundësi shtyrje për gjashtë muaj të tjerë, periudhë pas të cilës çdo eksportues që dërgon mallra me origjinë të Kosovës në këto dy vende nuk mund të bëjë një gjë të tillë pa qenë i regjistruar. Prandaj njoftohen të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet web faqen e Doganës dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Të gjitha informatat dhe formularët gjenden në web faqen e doganës tek kategoria Për Biznese apo linkun: http://dogana.rks-gov.net/per-…
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...