Legjislatura aktuale vlerësohet si më e dobëta që nga paslufta e këndej, pasi shumë ligje nuk po arrijnë të miratohen në Kuvend që nga viti 2017. Mungesa e kuorumit, mungesa e koordinimit mes grupeve parlamentare dhe mosmbajtja e seancave të rregullta janë disa nga problemet që kanë përcjellë punën e legjislaturës së gjashtë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, derisa e ka quajtur këtë legjislaturë si më të dobëtën, ka thënë se koalicioni qeverisës është në kolaps të plotë.
“Kjo Qeveri nuk e ka shumicën. Këta partnerë të koalicionit janë në kolaps të plotë politik e institucional dhe mund të konsiderohet se është një nga legjislaturat më pasive të Kuvendit që nga legjislatura e parë. Për mbarëvajtjen dhe për respektimin e Rregullores së Punës së Kuvendit është përgjegjës kryetari i Kuvendit me kryesinë, po ashtu edhe koalicioni qeverisës”, ka thënë ai.
Sipas tij, problem serioz për partnerët e koalicionit është edhe ajo që ata nuk po mund të kalojnë as disa borde të institucioneve dhe të agjencive të rëndësishme në vend.
“Kjo legjislaturë tregon edhe situatën e përgjithshme politike në vend, për pamundësitë e këtij koalicioni qeverisës që t’i shtyjë agjendat e udhëheqjes së vendit tutje, sepse nuk i kanë numrat. Në mungesë të kuorumit janë grumbulluar pika të rendit të ditës nga disa seanca të kaluar. Këta partnerë të koalicionit kanë edhe probleme serioze. Ata nuk po mund t’i kalojnë as bordet e caktuara për institucione të pavarura dhe për agjenci të rëndësishme”, ka thënë ai.
Rugova ka thënë më tej se LDK-ja do të japë kontributin e saj vetëm në ligjet, të cilat janë të rëndësishme për vendin e në veçanti ato që kanë të bëjnë me agjendën evropiane dhe me sundimin e rendit e të ligjit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...