Gjashtë muaj mezi arritën të ulen në karriget e deputetëve në Kuvend pas zgjedhjeve të 2014-s, ndërsa mandati i tyre mbeti në gjysmë, e për t’u kujtuar gjithmonë si legjislatura e gazit lotsjellës.
Deputetët e legjislaturës së pestë përfunduan mandatin, duke u shpërbërë nga presidenti i Republikës, pas votëbesimit ndaj Qeverisë, por që prej fillimit, është konsideruar si legjislatura më e dobët nga ata që e mbikëqyrin punën e Kuvendit, raporton KTV.
Deputetë që kanë marrë pjesë rrallë e hiç në seanca, që kanë nënshkruar vetëm për mëditje, që nuk e kanë hapur gojën as jashtë rendit të ditës, as në pyetje parlamentare e as në debate, por që nuk u kanë thënë jo udhëtimeve jashtë vendit, mund të jetë pak a shumë përshkrimi që u është bërë deputetëve.
Driton Selmanaj nga Demokracia Plus, thotë se do të mbahet në mend për mospunë e përdorim të mjeteve më jodemokratike brenda Kuvendit.
Ndërkohë, Artan Murati nga KDI-ja thotë se që prej konstituimit e deri më sot, asnjëherë Kuvendi nuk ka arritur ta përmbushë më shumë se 36 për qind agjendën legjislative.
Murati, duke krahasuar me legjislaturat e kaluara, thotë se këtë mandat, Kuvendi kishte më shumë transparencë, por kur vjen fjala për publikimet financiare, ka ngecur në tremujorin e vitit të kaluar, si dhe për këtë periudhë të 2017-s. Kryetari në dorëheqje, Kadri Veseli, vazhdimisht kishte deklaruar se publikimi i pasqyrave financiare do të jetë prioritet.
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...