Brenda pak javësh Haxhi Zeka do ta fillojë punën në një shkollë private të futbollit. “Momentalisht jam duke pushuar, por kam planifikuar që në një të ardhme të afërt të themeloj një shkollë private të futbollit. Nëpërmjet kësaj shkolle kam synim të bart tek të rinjtë përvojat e mia që kam fituar gjatë karrierës si futbollist”, ka thënë Zeka.
Legjenda e KF Besa dhe e futbollit të Kosovës, Haxhi Zeka, në një bisedë për “Epokën e re” ka bërë me dije se është duke planifikuar të hapë një shkollë private të futbollit. “Momentalisht jam duke pushuar, por kam planifikuar që në një të ardhme të afërt të themeloj një shkollë private të futbollit. Nëpërmjet kësaj shkolle kam synim të bart tek të rinjtë përvojat e mia që kam fituar gjatë karrierës si futbollist”, ka thënë Zeka. “Shkolla do të hapet brenda pak muajsh, pasi jemi duke pritur ndërtimin e disa fushave. Në këtë shkollë unë do të jam trajneri kryesor, por do të kam edhe një apo dy ndihmës në bazë të numrit të nxënësve”, ka deklaruar ai.
Haxhi Zeka pas pensionimit ishte emëruar ndihmëstrajner në KF Besa, por në fillim të këtij edicioni ishte larguar së bashku me pjesën tjetër të stafit teknik.
“Jemi larguar me Shoshin, Nallbanin dhe Bytyqin nga klubi për shkak të rrethanave tashme të njohura. Në skuadrën e Besës e kam kaluar periudhën më të mirë në jetën time, prandaj mund të rikthehem të punoj sërish në këtë klub nëse vjen një kryesi e re që është e interesuar të sjellë ndryshime pozitive për Besën”, ka deklaruar Zeka.
I pyetur për krizën që e ka përcjell këtë klub në vazhdimësi, Zeka ka shprehur optimizëm se ditët e mira do të vijnë për klubin pejan. “Kryetari ka premtuar përkrahje për Besën dhe jam i bindur se shumë shpejt Besa do të rikthehet siç i ka hije duke i gëzuar tifozët e saj me paraqitje dhe rezultate pozitive. Nuk është një gjë e bukur as për klub, por as për qytetin e Pejës që një klub me traditë aq të madhe e me rezultate të mira të përjetojë këtë krizë”, ka shtuar ai.
Haxhi Zeka do të jetë një prej ish-lojtarëve në Kosovë që do të merret me zejen e trajnerit në shkolla private, kurse i fundit që e ka hapur një shkollë të tillë në qytetin e Pejës është ish-kapiteni i Besës, Ilir Nallbani. /Epoka e Re/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...