Google ADS

Lea Dili 4-muajshe ka probleme me frymëmarrje, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

09:47 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë probleme për trajtimin e sëmundjeve në vend, duke u detyruar kështu të kërkojnë ndihmë jashtë shtetit.

Me një gjë të tillë po përballen edhe prindërit e Lea Dilit të cilët po kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të vazhdojnë trajtimin e vajzës së tyre 4 muajshe e cila gjendet për shërim në Stamboll.

“Vajza jonë Lea që nga lindja ka qëndruar në klinikën intensive të neonatologjisë në QKUK dhe tash e dy javë gjendet për trajtim në Stamboll përmes fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto fonde mjaftojnë vetëm për tri javë qëndrim në spital”, thuhet një apelin për ndihmë të prindërve të Leas.

Lea Dili dyshohet të jetë lindur me Sindromën hipotonike, i cila i shkakton probleme me frymëmarrje dhe pamundësi tjera.

Të gjithë ata që duna të ndihmojnë Lean e vogël mund të dërgojnë parat në numrin e xhirollogarisë: 1901329411321108 BKT në emër të Bleta Shala Dili, nëna e Leas.

Për informata tjera poashtu mund të thërrisni në këta numra të telefonit: 049-195-616 dhe 049-219-102.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme