Nënkryetari i LDK’së, Ismet Beqiri, ka komentar deklaratat e Vjosa Osmanit, e cila tha se LDK’së i ka mbet vetëm logoja. Osmani ditë më parë tha se është ajo që përfaqëson votuesin e LDK’së. Një gjë të tillë, thotë Beqiri, nuk e ka thënë kurrë, as themeluesi i partisë, Ibrahim Rugova.
“Sa i përket kësaj fjalie, që thënë sinqerisht sikur po bëhet pak famoze, është gabim shumë i madh. Deklarata e tillë nuk i bën nder as Vjosa Osmanit dhe askujt prej nesh, që sot të themi unë përfaqësoj votuesit e LDK’së e atyre iu ka mbet vetëm logoja”, tha Beqiri.
“Mos të harrojmë se për logon e LDK’së e mbi të gjitha ai që e ka bërë këtë logo, figurativisht po e them, ai kurrë nuk është thirr që votuesit i përfaqëson e LDK’së. As Ibrahim Rugova se ka thënë se i përfaqëson votuesit e LDK’së”, thotë ai në RTV Dukagjini.
“Unë mendoj se LDK i ka 28 deputetë dhe që të gjithë jemi në Kuvend me vota të LDK’së, dhe jo me vota të Vjosës. Ne e dijmë se ajo ka qenë mbartëse e listës por që të gjithë e dijmë se në zgjedhje votohet logoja”, shtoi ai.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës