Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale, 22 tetorit, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur në takim Shtabin Zgjedhor, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.
Kështu bëhet me dije në një njoftim për media të lëshuar nga dega e LDK-së në Gjilan, ndonëse janë edhe rreth 4 muaj deri në ditën e zgjedhjeve për kryetar komune.
“Qëllimi i takimit ka qenë për përgatitjet e strukturave dhe aktivizim më i madh për zgjedhjet e ardhshme komunale”, thuhet në njoftim.
Aty citohet edhe kryetari Haziri të ketë thënë se Gjilani do t’i ketë katër deputetë të LDK-së dhe koalicionit, duke thënë se ky është përfaqësim më i lartë se në zgjedhjet e kaluara, por i mbetet edhe shumë punë kryesisë, Kuvendit dhe kryetarit të Degës.
Në këtë takim u tha se në fund të korrikut do të ftohet Kuvendi i Degës për të vendosur politikat e reja dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale.
“Strukturat e LDK-së i kanë konfirmuar kryetarit Haziri se kanë rifilluar takimet me qytetarët e Gjilanit, duke shfaqur unitetin e plotë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 22 tetorit. Në takim u tha se fryma e fitores që po mbizotëron në LDK, sikur edhe nëpër çdo nëndegë të saj, është garanci i fitores së madhe në zgjedhjet e 22 tetorit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme, qytetarët e Gjilani më së shumti kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje, duke e lënë prapa LDK-në. Befasi të këndshme e ka cilësuar kjo partia e Visar Ymerit e Albin Kurtit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...