Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.
Në këtë takim u tha se zgjedhjet janë opsioni ma i mirë për daljen nga kriza. Ata e kanë cilësuar qeverinë si “qeveri të pakicës.
Komunikata e plotë:
Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në mbledhjen që mbajti sot, vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.
Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe, në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë.
Temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës.
Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.
LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgaditura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm.
LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme.
Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj