Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një konferencë për shtyp ku i kanë numëruar dështimet e qeverisë aktuale në sektorin e shëndetësisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo qeveri nuk ka as plan e duket që as aftësi që të menaxhojë me shëndetësinë.
“Qeveria Kurti s’ka plan dhe duket që s’ka as aftësi që të menaxhojë me shëndetësinë”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.
“Një ministër e largoi në mes të pandemisë që të fitojë pushtet, ministri i parë i dështuar i cili u largua nga kjo pozitë e ministrit që të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës prapë me dështim në kohën kur pasur edhe shifra alarmante të infeksionit”.
“Pastaj Kurti përcaktoi një ministër që duket se nuk kishte njohuri bazike të realitetit në Kosovë”.
“Si i tillë, shumicës së kohës së mandatit të tij e kaloi nëpër konferenca të ndryshme sikur të mos ishte ministër i shëndetësisë”.
Dorëheqja e një ministri dhe caktimi i një ekipi ekzekutiv për menaxhim të shëndetësisë tregon që kryeministri dhe kjo qeveri e ka pranuar dështimin e tij në këtë sektor”.
Sipas LDK-së, qeveria ka një mesatare të tmerrshme të përgjithshme të realizimit të investimeve kapitale gjatë këtij viti, me theks të vecantë nga ministria e shëndetësisë.
“Që qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shëndetësisë flasin edhe shifrat e investimeve kapitale në këtë fushë. Vetëm pesë për qind investime kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti”.
“Kjo është një mesatare edhe më e tmerrshme se sa mesatarja prej 10 për qind e realizimit të investimeve nga të gjitha ministritë e vendit. Vetëm 530 mijë e 702 euro nga 10 milionë e 63 mijë eurot të zotuara janë shpenzuar për projekte nga ministria e shëndetësisë”.
“Në këtë ministri nga 15 projekte kapitale që janë paraparë me ligjin e buxhetit, kanë filluar vetëm dy, dhe ato janë vetëm në fazën iniciuese të saj. Mos ta harrojmë që qeveria Kurti ka zvogëluar buxhetin e shëndetësisë më shumë se 14 afër 15 për qind. Kur jemi te menaxhimi, gjatë dy vjetëve të mandatit qeverisës nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtim të krijimit të fondit për sigurime shëndetësore. Njëjtë edhe në sistemin informativ shëndetësor”. /EO/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...