LDK udhëheq në Podujevë, Klinë dhe Pejë

01:16 | 7 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Nga 93 për qind e votave të numëruara, votuesit e Podujevës ia kanë besuar shumicën e votave Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

LDK ka arritur t’i marrë 14029 vota (38, 48 për qind),  Lëvizja Vetëvendosje (VV) 12598 vota (34,56 për qind), PDK me 6602 (18,11 për qind), AAK – PSD me 1660 vota (4,55 për qind), Nisma – AKR – PD me 634 vota (1,74 për qind) dhe partitë tjera me 824 vota (2,26 për qind).

Nga 92 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Pejës po prin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

LDK ka arritur të marrë 13253 vota (32,43 për qind), e përcjellur nga AAK – PSD e cila ka marrë 11067 (27,08 për qind) vota, Lëvizja Vetëvendosje me 8977 vota (21,97 për qind), PDK me 3985 vota (9,75 për qind), Nisma-AKR-PD me 611 vota (1,50 për qind), dhe subjektet tjera me 2963 vota (7,25 për qind).

Komuna e Klinës, nga numërimi i deritanishëm i votave ka një rezultat shumë të ngushtë në mes tri partive politike.

Nga 93 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LDK ka marrë 4222 (27,17 për qind), e përcjellur nga koalicioni AAK – PSD me 4157 vota (26,76 për qind), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 4131 vota të marrë (26,59 për qind), Lëvizja Vetëvendosje me 1477 vota të marra (9,51 për qind), dhe Nisma – AKR – PD me 770 vota (4,96 për qind) dhe partitë tjera kanë arritur t’i marrin vetëm 783 vota (5,04 për qind)./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme