Deputetët e Kuvendit të Kosovës po presin që gjatë javës së ardhshme të thirren për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive. Ndonëse ende nuk ka datë zyrtare të caktuar nga kryesuesi, mes deputetëve përmendet data 7 shator si mundësi e mbajtjes së seancës. Të gjitha subjektet politike në vend tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që deri vonë nuk patën dhënë ndonjë informacion për pjesëmarrjen në seancë, janë shprehur të gatshëm për të qenë prezent kurdo që seanca thirret.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ai tha se LDK-ja asnjëherë nuk ka marrë vendime për bojkotimin e seancave, prandaj kurdo që thirret seanca, deputetët e LDK-së do të jenë aty.
“Duhet me marrë pjesë në seancë, nuk ka nevojë me marr vendim. LDK s’ka marrë vendime për kësi lloj bojkotimesh. Duhet me u zgjedh organet e Kosovës, Kuvendi, e me vazhdu me e procedu qeverinë, kjo nuk është ndonjë problem”, tha Veliu.
I pyetur se a do të jetë kjo seancë fundi i problemeve politike të krijuara tash e sa kohë, Veliu u shpreh i rezervuar të përgjigjet.
Ai tha se këtë gjë nuk e di askush, për arsye se nuk e di se si do të sillen subjektet tjera politike në seancë.
Por, nënkryetari i LDK-së theksoi edhe njëherë se deputetët e tyre nuk do e votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar.
Sipas tij, nëse PAN ndryshon kandidatin, atëherë deputetët e LDK-së do e shqyrtojnë mundësinë për ta votuar.
“Vendimi për mos ta votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar është tashmë i njohur. LDK çdo kandidat tjetër që del në propozim do ta shqyrtojë, do ta shohë cilat janë kualitetet edhe do të votojë. Deputetët janë në kuvend për të votuar. Por votimi jo domosdoshmërish duhet me qenë pozitiv, ka edhe votim prapa dhe votim kudër”, shtoi tutje Veliu.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe