Mospajtimet dhe përplasjet e shpeshta ndërmjet partive politike, po bllokojnë miratimin eventual të një Platforme të Kosovës për fazen finale të bisedimeve me Serbinë.
Ndonëse në disa media u raportua se sot është mbledhur Lidhja Demokratike, kjo nuk është aspak e vërtet, thotë sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Deputeti i Kuvendit nga radhët e kësaj partie ka treguar se kur do të dal me qëndrimin e saj partia e tyre rreth Platformës për dialog.
Sipas tij, LDK është gjithnjë për bisedime. Mirëpo, jo me këtë Platformë që sipas tij, ka shumë parregullësi.
“Ne si LDK nuk është sot ajo që për të parën herë deklarojmë rreth dialogut. Qëndrimi ynë i qartë ka qenë dhe mbetet se ne jemi për dialog. Por, sikurse e kemi thënë edhe më herët kemi vërejtje të shumta kemi rezerva të shumta që është ofruar në atë Platformën e ashtuquajtur Platformën për dialog. Unë besojë LDK-ja do ta ketë qëndrimin unik për ditën e hënë, së pari do t’iu prezanotohet grupit parlamentar por pastaj në seancën e parlamentit të Kosovës kur të vjen në rend dite kjo pikë. Por edhe njëherë po e them do të jetë një qëndrim unik i LDK-së dhe unë e thas hedhe njëherë vet fakti që kemi shumë vërejtje edhe në atë Platformë besojë se si të tillë do ta japing qëndrimin tonë ditën kur do mbahet seanca”, është shprehur Beqiri për “Indeksonline”.
Më tej, zyrtari i LDK-së ka thënë se mbledhje të Kryesisë nuk kanë pasur. Por sipas tij, konsultimet me liderin e tyre, Isa Mustafa po vazhdojnë të bëhen lidhur me çështjen e dialogut.
“Edhe pse është paralajmëru e kam parë në disa portale, nuk kemi pas mbledhje formale siç e quajmë mbledhje të Kryesisë të LDK-së. Normalisht që ne para një kohe kemi pasur një takim me Kryetarin Z.Mustafa edhe atëherë kemi biseduar për dialogun ndërkohë që konsultimet tona të lidershipit kanë vazhduar sot po ashtu kemi pasur një konsultim siçe mbajmë ne lidershipi i partisë, pra me liderin e partisë, kryetarin Mustafa këtu në Prishtinë jo siç e kam parë në Prapashticë.”, ka thënë ai.
Sa i përket qëndrimit personal të Beqirit, i cili e tha dje rreth Platformes për dialog. Ai pohon se mbetet i njëjti.
Beqiri ka theksuar se do të jetë kundër me votën e tij në legjislativ që Presidenti, Hashim THaçi të udhëheq bisedimet me Serbinë.
Kosova bëhet me muze dokumentimi të krimeve të Serbisë
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...