Google ADS

LDK thërret konferencë për media sot, pas shpalljes së rezultateve finale nga KQZ

13:04 | 20 Nëntor 2021
S D

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media sot në orën 16:00, shkruan arbresh.info.

Kjo konferencë vie pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave me postë në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit.

LDK ka thënë se vendimi i PZAP-it është skandaloz.

“Të dashur qytetarë, sot, PZAP mori vendim skandaloz e të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës. Anulojë të gjitha votat e mërgatës – të gjitha pa përjashtim – në rastin e Dragashit. Me këtë vendim, si asnjëherë më parë, duke i anuluar në bllok votat e njerëzve tanë, PZAP tenton të ndryshojë vullnetin qytetar”, thuhej në reagim.

Më tej, LDK ka thënë se do të ankohet në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.

“Mbi të gjitha, në këtë transformim të vullnetit qytetar, PZAP nuk ka marrë as mundin e as përpjekjen për t’i kontaktuar qytetarët tanë në mërgatë. LDK do të ankohet në Supreme e në rast të nevojës dhe në Kushtetuese. Betejat politike të fituara me votë s’mund të transferohen në tavolinë. Duam të besojmë se Supremja do të korrigjoj këtë skandal të ri në vend”.

Ndryshe, PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune. /arbresh.info/

LEXO KËTU: 

LEXO KËTU:

Anulimi i votave të diasporës në Dragash, LDK e quan skandaloz vendimin e PZAP-it

KQZ nuk shpall rezultatet përfundimtare për komunën e Dragashit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme