LDK tërhiqet nga debati për protestën që e organizoi vet

19:04 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga debati për protestën e sotme para Kuvendit të Kosovës.

Fisnik Osmani nga kjo parti, megjithëse e ka konfirmuar tre herë pjesëmarrjen në debatin në Info Magazine, përballë Krenar Shalës, para nisjes së emisionit është tërhequr pa dhënë arsye.

Gjatë ditës së sotme Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur një aktivitet para Kuvendit të Kosovës me moton “Mos na leni mshelë’

Të rinjtë e këtij subjekti politik duke vendosur 120 karrige që simbolizojnë numrin e deputetëve në institucionin legjislativ të vendit me mbishkrime të ndryshme para Kuvendit kanë kritikuar të zgjedhurit e popullit për getoizimin e kosovarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme