Google ADS

LDK takohet me Lajçakun, i jep përkrahje për dialogun

16:18 | 10 Mars 2023
K.B

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi,  Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës.

Në takim, kryetari Abdixhiku i kërkoi  Lajçak i kërkoi sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme./arbresh.info/

lexo edhe:

Pas PDK-së dhe AAK-së, Lajçaku takon kreun e LDK-së

Të ngjashme