LDK subjekti më i madh në vend, PDK e dyta, VV e treta

22:49 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Në bazë të rezultateve që deri tash ka numëruar KQZ dhe të cilat i ka monitoruar DnV-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur më së shumti vota me kandidatët e saj për kryetarë komunash.

Sipas Albert Krasniqit, LDK në total ka grumbulluar 23.65 për qind të votave.

Prapa LDK-së mbetet PDK me 16.68 për qind, ndërsa si shkaktar sipas Krasniqit ka qenë largimi i kandidaturës në bastionin e kësaj partie, Skenderaj, për të përkrahur kandidatin e pavarur Bekim Jashari.

Vetëvendosje është e treta me 15.63 për qind në total, ndërsa AAK është e katërta me 11.24 për qind. Nisma për Kosovën është e pesta me 2.98 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme