Kryetari i nëndegës së LDK-së në “Mati 1” në Prishtinë, Avdi Pireva, ka hedhur poshtë lajmet se në këtë nëndegë ka pasur përleshje mes aktivistëve.
Pireva ka thënë se nuk ka pasur asnjë përleshje.
“Nuk është e vërtetë se ka pasur përleshje. Ka pasur tentim për t’u futur brenda njerëz që nuk i kanë pasur emrat në listat për delegat, dhe ata normal nuk lejohen me u fut brenda. Tre apo katër prej tyre kanë qenë që i kanë pasur emrat në këto lista të delegatëve, dhe i kemi lejuar me u fut brenda, dhe kur e kanë parë që ata janë pakicë kanë dal jashtë, e kanë lëshuar Kuvendin”, ka thënë ai për Telegrafin.
Ai ka treguar se për këtë ka thirrur edhe Policinë e Kosovës.
“Kemi pasur edhe Policinë e Kosovës, i kam njoftuar me kohë, dhe kanë arritur në mbështetje të procesit, për shkak se nëpër Kuvendet e ndryshme po ka grupe jo formale që po duan të futen brenda pa qenë në lista, dhe me shkaktuar probleme e incidente. Kështu që unë si kryetar kam ndërmarr masa duke i ftuar policinë e Kosovës që të jenë prezent diku ne afërsi aty”, ka deklaruar ai.
Pireva ka thënë se këto gjëra po i bëjnë ata që nuk ia duan të mirën LDK-së.
“Kuvendi ka rrjedhur me të gjitha procedurat që i kërkon statuti dhe rregullorja e LDK-së. Edhe kuvendet e nëndegëve i kanë përfillur të gjitha ato pika të rregullores, dhe kuvendi ka pasur rrjedhë normale. Këtë po e bëjnë ata që nuk po ia douan të mirën LDK-së. Sa i përket kandidatëve kemi thënë që dega e tretë ende nuk ka kandidatë zyrtar sepse duhet të kryhet cikli i zgjedhjeve nëpër nëndegë. Kjo ka qenë nëndega e tetë, ndërsa gjithsej janë nëntë nëndegë dhe, edhe një është të Dielen dhe gjithsej përmbyllet cikli”, është shprehur ai.
Ndryshe është raportuar se përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur sot në mes aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në nëndegën “Mati 1” në Prishtinë.
Në përplasje janë përfshi përkrahësit e ish-ministrit Arban Abrashi dhe kryetarit të Degës III, Hazir Borovcit, pasi që të dytë pretendojnë pozitën e parë të Degës së III të LDK-së, e njohur si Dega e Ibrahim Rugovës.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit