Google ADS

LDK: Shpend Ahmeti është shkelës i Kushtetutës

11:25 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Të gjeturat e Raportit të Auditimit të vitit 2018 për Komunën e Prishtinës kanë bërë që një grup i asambleistëve të LDK-së të thërrasin konferencë për media.

Shefqet Osmani, asambleist i LDK-së në Prishtinë tha se Komuna e Prishtinës ka injoruar tërësisht Auditorin.

“Po ju them se Komuna e Prishtinës ka injoruar tërësisht Auditorin pasiqë vetëm në vitin 2017 Auditori kishte dhënë 25 rekomandime, kurse deri në fund të vitit 2018 i kishte zbatuar vetëm 6 rekomandime, 5 ishin në proces, kurse 4 janë mbyllur pa u zbatuar fare. Po ashtu edhe për vitin 2018 auditori kishte dhënë edhe 21 rekomandime tjera. Sipas kësaj del që Shpend Ahmeti është më i fortë se ligji”, tha Osmani.

Ai shtoi se raporti i Auditorit ka gjetur gjithashtu edhe shkelje të tjera.

‘’Shfrytëzimi i pronave komunale pa kompensim, kontratat mbi vepër, planifikimi i dobët i sasive të kontratave. Sipas raporteve vjetore financiar paraqitet se komuna kishte realizuar 43% apo 16,793,474€ nga 38,579,963€ sa ishin planifikuar. Përderisa sipas Zyrës Kombetare të Auditimit , investime kapitale kishte vetëm 15,360,556€ e që në përqindje i bie realizimi në investimet kapitale vetëm 38% për vitin 2018. Mjerim për kryeqytetin e sidomos për këtë qeverisje komunale”, tha asambleisti i LDK-së.

Ai tha se kryetari Shpend Ahmeti në këtë raport është një kryetar i dobët dhe shkelës i Kushtetutës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme