Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, e ka akuzuar kryetarin e sapozgjedhur të kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, për punësim partiak nëpër drejtori të shkollave, në vazhdën e anulimit të konkursit për këtë pozitë, i cili u hap përgjatë menaxhimit të LDK-së.
Kryesia e kësaj dege ka vlerësuar se qytetarëve të Podujevës iu janë dashur vetëm pesë ditë, për ta kuptuar se kush është Bulliqi. Dega e LDK’së në Podujevë këto komente i ka bërë në ‘Facebook’.
“Qëllimi i Bulliqit është i dukshëm dhe i qartë. Ai dhe partia e tij e re, e treta me radhë për tri vite, po synojnë që të cenojnë pavarësinë e shkollës shqipe duke tentuar të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, ata kanë thënë se mendësia e të parit të Podujevës, si dhe partisë së tij, është ndasore dhe nuk i përket këtij qyteti.
Komunikata e plotë:
Tradita e demokracisë dhe respektimit të mendimit ndryshe, të cilën e kemi kultivuar ndër dekada, po kërcënohet me ardhjen në pushtet të Shpejtim Bulliqit.
Ndonëse në fushatë premtonte mrekulli, punën e parë që e bëri në komunë ishte sulmi ndaj pavarësisë së shkollës shqipe. Në kundërshtim me ligjin, ai anuloi vendimet për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.
Edhe pse zgjedhja e drejtorëve dhe konkursi ishin transparentë dhe konform legjislacionit në fuqi, Bulliqi e anuloi atë me qëllim të revanshit ndaj atyre që dëshirojnë të kryejnë punën me nderë, përgjegjësi dhe profesionalizëm.
Qëllimi i Bulliqit është i dukshëm dhe i qartë. Ai dhe partia e tij e re, e treta me radhë për tri vite, po synojnë që të cenojnë pavarësinë e shkollës shqipe duke tentuar të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë.
Llapjanëve ju mjaftuan pesë ditë, jo më tepër, për të parë synimin e vërtetë të Bulliqit dhe partisë së tij. Logjika e tyre politike është e bazuar në paranoja ndaj çdokujt që nuk i përkulet liderit të tyre. Ata nuk kanë koncept politik shërbimin ndaj qytetarëve, por përuljen dhe sundimin e tyre.
Atyre nuk ju mjafton vetëm të jesh i dëgjueshëm, kërkojnë t’i nënshtrojnë qytetarët, dhe këtë e kemi vërejtur edhe në 50 ditëshin e qeverisjes së tyre në nivel qendror.
Logjika që nëse nuk i bindesh liderit tonë je armik dhe tradhtar, nuk i përket kulturës politike as në Llap dhe as në Kosovë.
Tendenca për të cenuar pavarësinë e shkollës shqipe është e dështuar.
Ju bëjmë thirrje gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit në komunën e Podujevës, që të vazhdojnë të shërbejnë me nder dhe të mos bien pre e qëllimeve të Bulliqit dhe partisë së tij të re, për t’i nënshtruar ata, pasi që janë në pyetje vetëm tetë muaj deri në zgjedhjet e vjeshtës, kur LDK do të kthehet triumfuese në Podujevë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...