Sot është shënuar 35-vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në ceremoninë solemne për shënimin e këtij përvjetori, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur partinë që ai drejton si lëvizje e madhe kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se si është themeluar kjo parti teksa ka potencuar se LDK, është gjithmonë parti e popullit dhe sipas tij nuk shtyhet nga qëllimi i pushtetit.
Postimi i plotë:
35 vjet LDK!
Sonte kremtuam. Kremtuam 35-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës – lëvizjes së madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci!
Tridhjetë e pesë vjet më parë, më 23 dhjetor të vitit të ndryshimit evropian, të vitit 1989, në një atmosferë represioni dhe dëshpërimi, një grup vizionarësh guxuan të ëndërronin për një të ardhme tjetër të Kosovës. Ata, ëndërruan për lirinë, ëndërruan për demokracinë, ëndërruan për pavarësinë. Në gjithë këtë ëndërrim të tyre, ata themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës, formacionin e parë dhe të vetëm pavarësist të popullit të Kosovës.
Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike për liri, për pavarësi, për demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur, në shtetin e Republikës së Kosovës.
Lidhja jonë 35 vjeçare, gjendet sot sërish mes thirrjeve të mëdha të popullit të Kosovës për ndryshim. Këto thirrje ekojnë nëpër takimet e tubimet tona mbarëkombëtare, nga sallat e stërmbushura, deri tek takimet familjare. Janë thirrje për ndryshim të madh politik, që vendit tonë i sjellë trajektorën origjinale për integrim euroatlantik, zhvillimin e shumëpritur ekonomik, e mbi të gjitha, rugovizmin si vlerë, si sjellje, si projeksion shtetar brenda dhe jashtë pa dallim!
Kjo thirrje popullore për ndryshim duhet të marrë përgjigjen tonë me veprim! Kësaj thirrjeje për ndryshim, i përgjigjemi të gjithë bashkërisht.
I përgjigjemi fillimisht me mësimet e Rugovës, se forca më e madhe nuk qëndron në dorën tonë të bërë grusht, por në dorën e hapur – të shtrirë si ftesë për përbashkim.
LDK ka qenë gjithmonë parti e popullit. Si e tillë, ne nuk shtyhemi nga qëllimi i pushtetit; ne shtyhemi nga qëllimi i vetë shtetit. Ne nuk ushqehemi nga ambicia individuale; ne ushqehemi nga përkushtimi i thellë dhe i qëndrueshëm për Kosovën dhe fatin e popullit e saj.
Kjo na bën të veçantë!
Kjo do të na mbanë origjinial!
Dhe në këtë momentum të mirë që gjindemi sot, mu në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, le të gjejmë gjithë forcën e brendshme, t’i shfrytëzojmë të gjitha energjitë e mbetura, që 50 ditë nga sot, të ketë festë në Kosovë – dhe atë festë të madhe rugoviste në çdo shesh të Republikës!
Sepse ndryshimi po vjen!
Po vjen fort, dhe s’ka asgjë që e ndalë tashmë atë.
Urime e gëzuar!/Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...