Google ADS

LDK-së po i dhemb diçka tjetër, jo raporti

00:06 | 24 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Në seancën e sotme të Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdoi të mbajë qëndrimin e saj kundër nenit ku përfshihet raporti i Shpejtim Bulliqit në Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Kjo nxiti reagim të ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili iu drejtua këtij subjekti duke ju thënë “Marre ju koftë… jeni kundër raportit ku mundet me u gjet territor, ku po ju dhemb, a keni problem nëse kthehet guri. Pse po ju dhemb qaj raport o burra?! ju po pranoni deklaratën e presidentëve e jo raportin e Bulliqit!”.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se këtij subjekti po i dhembë fakti se për tre vjet resht është penguar për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, shkruan rtv21.tv.

“Neve po na dhembë diçka tjetër, që për tre vjet jemi penguar në mënyrë të dhunshme edhe për me procedua në Kuvend. Përsëri ne nuk kemi ndërruar mendim. Po të ishte hakmarrje ne i thojmë nuk e votojmë hiq. Në asnjë rrethanë nuk është inat politik”, tha Beqiri.

Ai tha se opozitarët duhet të merren me Vetëvendosjen, e cila sipas tij, as që merret me këtë punë.

“Pse nuk merren më shumë me Vetëvendosjen e cila as që merret me këtë punë. Gjithmonë janë mësua se LDK-ja është parti e cila është parti e sigurisë, e institucioneve që i ndihmon këtij vendi dhe tash nëse mendohet se që gjithmonë LDK-ja duhet edhe kur është gabim, me u tërheqë këtë nuk po mund ta bëjmë se është kontradiktore”, shtoi Beqiri./rtv21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme