Google ADS

LDK: Qeveri pranoje planin tonë dhjetëpikësh, shpëto qytetarët nga katastrofa energjetike

14:35 | 29 Gusht 2022
A Z

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kriza energjetike në vend po shkon duke u thelluar.

Ata thonë se nuk do të reshtin duke i bërë thirrje Qeverisë që të pranojë planin dhjetëpikësh, të cilin e vlerësojë shpëtues për qytetarët.

Si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës. Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MWh janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike”.

“Mos të harrojmë se këto reduktime të energjisë elektrike po ndodhin në pikë të verës, gjersa ditët më të ftohta po vijnë. Ndërkaq, bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve”.

“Ka kaluar më shumë se një vit nga kriza energjetike, ndërsa Qeveria kishte kohë të mjaftueshme të përgatitej që dimri që po vjen të jetë më lehtë i përballueshëm për qytetarët, mirëpo ajo dështoi në ditët më të nxehta të vitit – ditët e verës, ku konsumi i energjisë është më i ulët”,thuhet në njoftim.

Plani dhjetëpikësh i LDK-së:

I. Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milionë euro për çmimin e energjisë elektrike.
II. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A.
III. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët.
IV. Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.
V. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji.
VI. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.
VII. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset.
VIII. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së.
IX. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.
X. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme