Google ADS

LDK: Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës

19:09 | 26 Mars 2023
E.H

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një videoje të postuar në Facebook, ka thënë se Qeveria po i ndëshkon komunat e Kosovës më shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Sipas LDK-së asnjë investim nuk është bërë në 18 komuna vetëm pse nuk kontrollohen nga pushteti.

“Pushteti po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023. Asnjë investim në 18 komuna vetëm sepse nuk kontrollohen nga pushteti. Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë?”, thuhet në postimin e LDK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme