Google ADS

LDK provoi si është të tradhtohesh

18:29 | 11 Maj 2017
M. A.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e provoi si është të tradhtohesh, kur Partia Demokratike e Kosovës votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të nisur nga opozita.

Ai ka deklaruar se kjo është pasojë e tradhtisë që vet LDK-ja i kishte bërë bllokut opozitar VLAN, duke u marrë vesh me PDK-në për të krijuar një koalicion qeverisës.

“Është moment i keq për Kosovën, sepse kur një qeveri nuk e përfundon mandatin është keq për Kosovën. Por ne si parti kemi qenë tërë kohën në angazhim dhe kemi ngritje solide në përkrahje”.

“Nuk është befasi mospjesëmarrja e LDK-së në takim me presidentin. Ne e kemi thënë edhe më herët që marrëveshja e Isa Mustafës me Hashim Thacin për koalicionin është për interesa klanore”.

“Rrëzimi i qeverisë ishte fitore e opozitës, sepse me vec 30 vota ka arritur të bëjë presion vazhdimisht tek qeveria për shumë cështje. Tash LDK po thotë se e ka tradhtuar PDK-ja, por unë qysh atëherë kur patën lidhur koalicion, pasi LDK tradhtoi bllokun opozitar, kam thënë se koalicioni me PDK-në do të përfundojë në po atë mënyrë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme