Google ADS

LDK propozon mocion për ndryshimin e rregullores për të mbajtur seancat në mënyrë elektronike

17:05 | 13 Korrik 2020
L G

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri propozoj mocionin për ndryshim të rregullores, për të mbajtur seancat në mënyrë elektronike.

Ky mocion u mbështet edhe Partia Demokratike e Kosovës, raporton arbresh.info.

Shefi I Grupit Parlamentar të PDK-së,  Memli Krasniqi.

“Nëse s’ gaboj ne do ta mbajmë një mbledhje të kryesisë pas dy ditësh dhe një temë kaq e rëndësishme ma merr mendja që do të ishte e rrugës që të përfshihet në rend të ditës në mënyrë të rregullt”, u shpreh Krasniqi.

“Po e jap një propozim personal, ma urgjente se me miratu amendamentin që e ndryshon rregulloren e punës së kuvendit dhe që e mundëson zhvillimin e punimeve online dhe votimit online, në kohën kur kemi 10 deputet pozitiv me Covid-19 e kush e di sa të tjerë janë në fazë të inkubacionit. Po ashtu duke e ditur se kjo sallë nuk i plotëson të gjitha kushtet për të zhvilluar punimet në situatën pandemike  në të cilën gjendemi, unë prapë po them nuk besoj se ka diçka më urgjente”, u shpreh Krasniqi.

Mirëpo pas kësaj kërkesë të deputetëve, kryetarja  Vjosa Osmani ka thënë se duhet mbi 80 vota që të ndryshohet rregullorja e punës. E duke pas parasysh numri e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në to, Osmani ka thënë se të martën dhe të mërkurën do të përpiqen të arrijnë një konsensus.

“Një gjë e tillë sot nuk mund të realizohet, meqë tekstin i ndryshimit të kësaj rregullore nuk është i gatshëm”, tha Osmani./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme