Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë nesër kandidatët për kryetarë të dy komunave, siç janë Prishtina dhe Prizreni. Në atë të kryeqytetit pritet të jetë, Arban Abrashin, kurse ajo e Prizrenit, Hatim Baxhakun.
I pranishëm në këto ngjarje do të jetë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa njëherësh edhe kryetar i LDK-së.
Konferenca në kryeqytet do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” ( Hapësira mes Kuvendit të Kosovës ) dhe Objektit të Komunës së Prishtinës) , me fillim në ora 11:00. Ndërsa në Prizren do të mbahet në oborrin e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare, me fillim në ora 14:30.
“Nesër (e premte, 25 gusht 2017), Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kandidatit për Kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...