Kur kanë mbetur edhe disa orë deri te seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dy subjektet politike që po negociojnë krijimin e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK, janë duke bërë përpjekjet e fundit për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndonëse sot nuk është raportuar për ndonjë takim mes liderëve të LVV-se dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, burime të Telegrafit brenda LDK-së, kanë thënë se po bëhen përpjekje maksimale për finalizimin e marrëveshjes për qeverisje mes dy subjekteve.
“Po bëhen përpjekje nga liderët për finalizimin e marrëveshjes… Ne jemi në pritje të thirrjes nëse liderë kanë nevojë për ndihmën tonë”, i tha Telegrafit një zyrtar i lartë i LDK-së.
Ndryshe, sot ka mbajtur mbledhje e Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, por askush nuk ka dhënë sqarime se për çfarë është biseduar dhe se a është marrë ndonjë vendim.
Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu tha para mediave shkurt se përmes një komunikate për media do të tregojnë lidhur me atë se çfarë është folur gjatë këtij takimi.
Është raportuar se LVV do të dalë me një kumtesë pas këtij takimi dhe me qëndrimin lidhur me bisedimet rreth koalicionit me LDK-në.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...