Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përkujton veprimtarin Ismet Rraci, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
“20 vite më parë, dora vrastare e shoi jetën e njeriut i cili nuk u ndal asnjëherë në përpjekjen për lirinë e pavarësinë e vendit të tij. Nga ajo ditë, Klina dhe e tërë Kosova humbi veprimtarin, intelektualin dhe atdhetarin e respektuar, njëherësh thelemuesin e Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rracin.
Ismet Rraci, një intelektual i rrallë, ishte besnik dhe guximtar, veprimtar i devotshëm i cili në kohëra të vështira dha shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Me natyrën e tij prej atdhetari të çmuar, u bë zë i kërkesës së qytetarëve të Klinës për një të ardhme më të ndritur të popullit dhe vendit të tij, shkruan arbresh.info.
Ai u vra, tinëzisht pasi shënoi fitore në Klinë dhe u qëllua pabesisht nga shkrepjet e disa keqdashësve që nuk ia donin të mirën LDK-së, Klinës dhe as Kosovës.
Ismet Rraci, përherë do të kujtohet nga Lidhja Demokratike dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës në veçanti të Klinës, për guximin intelektual e qytetar, trimërinë, kontributin dhe atdhedashurinë e pafund.
Veprat e atdhetarit Ismet Rraci mbeten shëmbëlltyrë për të gjitha gjeneratat, se si duhet punuar për atdheun.
Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit.” /arbresh.info/
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...