Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka konfirmuar marrëveshjen politike të arritur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re në këtë komunë.
Surdulli në facebook ka shkruar se marrëveshja politike e arritur ka qenë në kordinim me strukturat e tri subjekteve politike LDK, AKR dhe PDK dega në Kamenicë.
“Kryetarit të Degës Emin Krasniqi, ish kandidatit Kujtim Gashi dhe strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, i faleminderoj për mbështetjen dhe i inkurajoj që të punojmë së bashku me njerëz të mirë dhe profesional duke i shërbyer qytetarit me ndershmëri dhe dinjitet. Interesi ynë i përbashkët është zhvillimi i Kamenicës për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë pa dallim, bashkëpunimi i ngushtë me bizneset lokale dhe krijimi i mundësive për investorë vendas apo të jashtëm, duke ofruar të gjitha resurset natyrore dhe institucionale”, ka shkruar ai në facebook.
Surdulli ka falënderuar edhe qytetarët për vlerësimin e drejtë që po e bën, duke u rreshtuar nga njerëzit që kanë punuar, punojnë dhe do të punojnë për Kamenicën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?