LDK paralajmëron se do do ta dërgojë në Kushtetuese buxhetin e vitit 2023

11:33 | 15 Dhjetor 2022
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po e konsideron antikushtetues projektligjin për buxhet i cili shkuar në kuvend për votim në lexim të dytë.

Nga LDK kanë kërkuar që të hiqet amandamenti që parasheh që “Të gjitha të hyrat vetjake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se bëhet fjalë për keqmenaxhim të parasë publike dhe nuk mund të lejojnë që rreth 100 milionë euro të mbahen të bllokuara në bilancin bankar nga komunat.

“Unë disa herë e kam theksu rreth 100 milionë euro nga komunat i bartim nga viti në vit dhe nuk i shpenzojnë. Ky është keqmenaxhim i parasë publike. Duhet të vijmë në një moment që kjo të rregullohet. Nuk mund të lejojmë që 100 milionë euro të mbahen të bllokuara në bilancin bankar nga komunat”, tha ai.

Ministria e Financave dhe Transfereve, në nenin (9) pika (6), ku bëhet fjalë për të hyrat vetjake të grumbulluara nga komunat parasheh që “Të gjitha të hyrat vetjake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme