Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit, Hashim Thaçi, për t’u konsultuar për zgjedhjet e parakohshme.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në zyrat e Presidencës bashkë me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, kanë pritur përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, shkruan arbresh.info.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon monitorim masiv të zgjedhjeve që pritet të vendosen nëse do të mbahen më 11 apo 18 qershor, pasi sipas tij në përcaktimin e datës së zgjdhejeve duhet të merren parasysh të gjithë faktorët.
“Bashkimit Evropian i kërkoj të angazhoj sa ma tepër vëzhduges, edhe të organazitavae të huaja e vendore, mediet për një proces të besueshëm,” është shprehur presidenti Thaçi në takim me përfaqësuesit e paritve politike.
Presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës një ditë më parë, pasi legjislativi i tha “Po” mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...