LDK nuk ka patur sot takim

14:15 | 19 Korrik 2017
arbresh.info

Burime të arbresh.info brenda kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë mohuar të ketë ndodhur një takim i kryesisë së kësaj partie.

“Nuk është mbledhur sot kryesia,” ka thënë ky burim për arbresh.info, pas raportimeve se lideri Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend.

Sipas këtyre raportimeve kreu i LDK-së iu ka bërë me dije se momentalisht PAN nuk i ka numrat dhe se të njëjtit po spekulojnë në media.

Mirpo Mustafa është shprehur se AKR ka filluar të afrohet me PAN dhe se ky koalicion mund të ketë lëkundje.

Poashtu, Mustafa u ka bërë me dije LDK-së se do të ketë kuvend pune të këshillit të partisë ku do të diskutohet koalicioni i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot gjatë ditës edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Skenderaj, Sami Lushtaku, dhe shefin e shtabit të Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli.

Takimi vie dy ditë punë para se presidenti Thaçi të pres në takim përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme