Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se dialogun Kosovë-Serbi duhet të vazhdoj ta udhëheq Qeveria e Kosovës.
Këtë koment, Hoti e bëri në Tryezën e Diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Hoti ka deklaruar se presidenti ka mungesë të autoritetit të nevojshëm për ta përfaqësuar unitetin e nevojshëm, shkruan arbresh.info.
“Tek presidenti ne vërejmë një mungesë të autoritetit të nevojshëm për të përfaqësuar unitetin e nevojshëm të shoqërisë kosovare në këtë proces të rëndësishëm. Ne besojmë që dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria”, është shprehur Hoti.
Ai ka thënë se Qeveria aktuale nuk po tregohet serioze sa i përket dialogut Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç