Google ADS

“LDK nuk e mbështet Ratifikimin e Demarkacionit nëse i bashkëngjiten dokumente kontradiktore”

19:58 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar edhe njëherë për qëndrimin që ka për seancën e nesërme ku pritet të ratifikohet Demarkacioni.

Në komunikatën për medie thuhet se LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet Ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe Deklaratën politike të Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila përbëhet nga dy nene të Marrëveshjes së gushtit 2015, dhe do të votojë PËR këtë Projektligj vetëm me këtë përmbajtje.

LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mosratifikimii saj deri më tani, e mbajti vendin tonë të izoluar dhe larg perspektivës evropiane.

LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme