Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës.
Ai gjatë një tryeze diskutimi në Mitrovicë me strukturat e LDK-së dhe me qytetare e aktiviste ka thënë që Kosova nuk është në gjendje emergjente.
“Është e vërtetë që nuk e ushtrojmë kontrollin e plotë shteteror në veri. Por, jemi te gatshëm të punojmë sado që nevojitet me qytetarët tanë në atë pjesë të Kosovës dhe me miqtë tanë ndërkombetare për të integruar atë pjesë në kuadër të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale te Kosovës.
“Rrugë tjetër nuk ka. Dialogu është rruga e vetme. Promovimi i paqes është në fundament të veprimit tonë politik. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosoves. Kosova nuk është në gjendje emergjente”, ka thënë Hoti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...