Google ADS

LDK nuk e do Hashim Thaçin si kryenegociator në dialog

20:58 | 25 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Pavarësisht ndërmjetësimit nga Bashkimi Evropian, bisedimet në Bruksel, Lidhja Demokratike e Kosovës po i konsideron si takime private të presidentit të Kosovës.

Sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, prezantimi i Kosovës përmes presidentit Hashim Thaçi nuk është i ligjshëm pasi Kuvendi është organi i vetëm që zgjedh për përfaqësues, njofton Klan Kosova.

Rrjedhimisht, sipas Hotit, i cili deklaroi se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet me Serbinë, çdo marrëveshje që del nga Brukseli nuk është në emër të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme