Google ADS

LDK nuk dialogon me AAK e NISMA, pa u ndarë nga PDK

08:33 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, nuk do të takojë strukturat e Aleancës për Adhmërinë e Kosvës dhe NISMA për Kosovën, nëse këto të dyja nuk ndahen nga PDK.

Këtë e ka thënë Lutfi Haziri për arbresh.info duke shtuar se vazhdojnë të jenë pjesë aktive e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“AAK Nisma janë në koalicion me PDK  dhe kështu qe nuk pritet një takim me ta përderisa nuk ndahen nga koalicioni, takime me PAN nuk ka me pas,” është shprehur Haziri.

Përfaqësues të AAK-së dhe NISMA për Kosovë kanë treguar për arbresh.info nëse janë të gatshëm të pranojnë një ofertë të tillë të LDK-së.

Anëtarë të dy partive kanë thënë se deklaratat e Isa Mustafës nuk janë serioze pasi që ishte LDK ajo që në vitin 2014 e votoi Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Deputeti nga radhët e AAK-së Rasim Selmanaj i pyetur se a do të takohen me Isa Mustafën për ta formuar një qeveri pa PDK-në dhe Listën Serbe tha se ata do t’i qëndrojnë besnikë koalicionit me PDK-në dhe nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

“AAK është e interesuar që LDK t’i bashkohet qeverisë Haradinaj, deklaratat e Isa Mustafës se do të bashkëpunonte me AAK,Nismën, por pa PDK janë të papranueshme,” është shprehur ai.

Ndërsa ish deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti  i bëri thirrje LDK-së që t’i bashkohen qeverisë Haradinaj për formimin e institucioneve.

Hoti tha se deklaratat e Isa Mustafës janë vetëm një vazhdë e retorikave të tij.

“Ne jemi në agjendën tonë dhe jemi duke vazhduar të besojmë se z Haradinaj do ta formojë qeverinë. Ne nuk jemi duke e diskutuar një takim me z.Isa Mustafën, qytetarët kanë fol me 11 qershor kështu që mendojmë se Isa dhe LDK do të bëhen kontribuues për themelimin e institucioneve pasi qe jemi të bindur që qeveria është në interes të vendit, LDK si parti institucionaliste do të mbështet institucionet dhe ata do ta japin këtë kontribut”, ka thënë Hoti.

Kryeministri në shkuarje Isa Mustafa, një ditë më parë, pas mbledhjes sëKëshillit tëPërgjithshëm të LDK-së tha se  ata kanë marrë vendim qe nuk do të bashkëpunojnë në asnjë mënyrë me PAN-in,  shkruan arbresh.info.

Ai tha se nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera duke përfshirë edhe AAK-në dhe NISMA-n./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme