Me rastin e vdekjes së katër qytetarëve në dy aksidente, njëri në Duhël të Therandës që mori jetën e tre të rinjve dhe aksidenti tjetër në Vitomiricë që mori jetën e një qytetari, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, ka dërguar këtë telegram ngushëllimi.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e tre të rinjve, dy djem nga Komuna e Lipjanit dhe njëri nga Prishtina. Familjes Retkoceri dhe Tmava nga Komuna e Lipjanit, kryetarit të Komunës z. Imri Ahmeti dhe gjithë qytetarëve të Lipjanit ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të LDK-së.
Poashtu ngushëllime i shpreh familjarëve dhe qytetarëve të Prishtinës dhe Pejës. Aksidentet e fundit janë tejet shqetësuese për ne, prandaj në emrin tim të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik”, thuhet në telegram ngushëllimin nga LDK.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...