LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë

18:25 | 19 Tetor 2024
R J

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se nga janari 2025 do të dyfishohet dhe trefishohet tatimi në pronë. Kjo parti shpreh shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë, të miratuara nga qeveria e tanishme.

Sipas LDK-së, ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.

“Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tone”, thuhet në njoftim.

“Ne do të rikthejmë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës, ku vetvetiu ata që kanë prona me vlerë më të madhe paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona me vlerë më të ulët paguajnë më pak”, vijon tutje njoftimi I LDK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme